Browse

Article 1 min read

Çfarë nënkupton oferta e LDK-së për Vetëvendosjen për të ardhmen e Kosovës?

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 13, 2026 · Uncategorized

Sipas burimeve që i ka siguruar Gazeta Minuti nga brenda strukturave të larta të Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë parti tashmë kanë nisur diskutime intensive lidhur me një ofertë të mundshme politike që pritet t’i prezantohet Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të negociatave për formimin e institucioneve të reja pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Sipas këtyre burimeve, brenda LDK-së po shqyrtohet seriozisht një formulë bashkëpunimi me LVV-në, e cila do të përfshinte disa kërkesa konkrete politike dhe ekzekutive si kusht për arritjen e një marrëveshjeje eventuale mes dy subjekteve.

Mësohet se oferta e diskutuar aktualisht parasheh që Lidhja Demokratike e Kosovës të marrë postin e Presidentit të Kosovës, një pozitë që konsiderohet prioritet strategjik për këtë subjekt politik në fazën e ardhshme institucionale. Përveç kësaj, në paketën e propozuar thuhet se LDK po synon të sigurojë edhe katër ministri kyçe në qeverinë e ardhshme, si dhe pozitën e Zëvendëskryeministrit të Parë, çka do ta vendoste partinë në një rol të rëndësishëm vendimmarrës brenda ekzekutivit.

Burimet bëjnë të ditur se brenda partisë ka mendime të ndryshme për këtë formulë, megjithatë një pjesë e strukturave po e shohin si opsion real për të shmangur një bllokadë të gjatë institucionale dhe për të krijuar stabilitet politik në vend.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve kanë shtuar spekulimet se negociatat dhe kontaktet mes partive mund të intensifikohen në ditët në vijim, sidomos duke marrë parasysh faktin se asnjë subjekt nuk ka siguruar shumicë të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm.