Browse

Article 1 min read

Fyerje tronditëse: Çfarë tha Xhevrie Ademi për Rifat Jasharin?

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 13, 2026 · Uncategorized

Dje është varrosur luftëtari i orëve të para të UÇK-së, njëherësh familjar i Adem Jasharit, Sahit Jashari.

Sahit Jashari, së bashku me Sami Lushtakun, kanë kryer disa aksione guerile në vitet 1992 dhe 1993. Ata ishin miq të pandarë, derisa vdekja i ndau.

Gjatë ditës së sotme, në një video janë parë Sami Lushtaku dhe baca Rifat Jashari duke pritur së bashku të pamen për vdekjen e Sahit Jasharit.

Ka mjaftuar kjo pamje që një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje të eskalojë me fyerje.

Xhevrie Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka quajtur Rifat Jasharin “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.

Me fyerje të rënda, ajo ka thënë se në të ardhmen nuk do të çuditej nëse do ta shihte Rifat Jasharin duke u përqafuar me serbët e Listës Serbe.

“E ky matufi plak që nuk i vjen marre prej plisit që e mban në kokë”, ishte një nga fjalitë e aktivistes së VV-së, e cila shihet në fotografi me eksponentët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.